As te Reali, e as te Milani: Bakayoko transferohet te një tjetër gjigant europian!

E ardhmja e Bakayokos është njëra nga temat kryesore në mediat sportive ditët e fundit.

Mediat franceze, raportojnë se PSG është skuadra e fundit që është përfshirë në garën për francezin.

Bakayoko është i lidhur me një rikthim te Milani për një kohë të gjatë, mirëpo Rosonerët dhe Chelsea nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët.

Në garë është futur edhe Reali, mirëpo Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë menjëherë 30 milionë euro, aq sa kërkon Chelsea.

Tuchel është në kërkim të një mesfushori dhe Leonardo ka nisur sulmin për transferimin e tij në Parkun e Princave.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here