Debutimi i Pirlos: Ja si pritet të luaj Juventusi sonte ndaj Sampdorias (FOTO)

4-4-2 në fazën defanzive do të transformohet në 3-5-2 në fazën ofanzive. Lojtarët kyç do të jenë Kulusevski dhe Ramsey. De Sciglio dhe Cuadrado do të jenë përgjegjës për pasimet e gjata.

Juventus sonte rikthehet me misionin për mbrojtjen e titullit, ndërsa e gjithë vëmendja do të jetë te debutimi i Andrea Pirlos në Serie A si trajner.

Pirlo pritet të dalë në fushë me formacionin 4-3-3, mirëpo kur skuadra nuk do ta ketë posedimin, atëherë do të transformohet në 4-4-2, ndërsa kur skuadra do ta ketë topin në këmbët e saj, do të sulmojë me skemën 3-5-2.

Në mbrojtje nga minuta e parë pritet të fillojnë Danilo, Bonucci, Chiellini dhe De Sciglio.

De Sciglio dhe Cuadrado do të kenë për detyrë që të asistojnë përpara, ndërsa Kulusevski do t’i bashkangjitet Ronaldos në krye të sulmit. Ramsey pritet të luaj para sulmit kur skuadra të jetë duke sulmuar.

Detyra kryesore e Bentancur dhe Rabiot do të jetë prishja e aksioneve të kundërshtarit, skemë kjo nga Juventusi i Contes.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here