Kushton 30 milionë euro, Barcelona ka gjetur pasuesin e Semedos

Nelson Semedo është njëri nga lojtarët që nuk i ka lënë mbresa Ronald Koemanit dhe portugezi pritet të largohet nga Camp Nou.

Semedo është shumë pranë transferimit te Wolverhampton për 30 milionë euro, ndërsa Barcelona ka gjetur pasuesin e tij.

DonBalon, se vendin e Semedos te Barcelona do ta zërë Hector Bellerin. 25-vjeçari rrjedh nga La Masia dhe dëshiron rikthimin me çdo kusht, ndërsa Blaugranët do të duhet të paguajnë 30 milionë euro për transferimin e tij.

Bellerin e ka ADN e Barcelonës dhe Koeman e sheh atë si përforcimin ideal për krahun e djathtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here