Nuk bën pjesë në planet e Koeman: Katër skuadra në garë për Puig

Ditën e djeshme pati reagime të shumta pas lajmit se Riquiq Puig nuk do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës.

Me ardhjen e Pjanic nuk ka vend për Puig te Barcelona, pasiqë Koeman do të luaj me skemën 4-2-3-1 në sezonin e ri.

Holandezi i ka sygjeruar Puig që të transferohet te ndonjë skuadër tjetër për të fituar eksperiencë, pasiqë te Barcelona vështirë se do të ketë minuta.

Mirëpo interesimi për Puig nuk ka munguar aspak. Portali i njohur spanjoll Don Balon, shkruan se interesim për huazimin e Puig kanë shfaqur katër skuadra.

Dy skuadra nga Spanja, Real Sociedad dhe Celta Vigo. Nga Premier League ka shfaqur interesim Arsenali dhe nga Holanda, Ajaxi.

Mbetet ta shohim se ku do të luaj Puig në sezonin e ri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here