Dy javë para ndeshjes me Maqedoninë, ylli i Kosovës pozitiv me COVID 19!

Vetëm dy javë para ndeshjes me kombëtaren e Maqedonisë, futbollisti më i mirë i Kosovës, Vedat Muriqi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Calciomercato raportoi sot se Muriqi ka dalë pozitiv në testin që i është bërë dhe ky lajm nuk i nevojitej aspak përfaqësueses kosovare e cila përpos Muriqit ka edhe mungesa tjera të rëndësishme.

Maqedonia dhe Kosova siç dihet pritej që të luhej në mars mirëpo shkaku i COVID-19 u vendos që kjo ndeshje të shtyhej për 8 tetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here