Inter nuk ka të ndalur, pas Vidal, Neroaxurët transferojnë edhe një tjetër yll!

Inter ka qenë mjaftë aktiv në merkato duke transferuar Hakimi, Kolarov dhe Arturo Vidal, mirërpo SportMediaset, shkruan se merkato për Neroaxurët nuk ka përfunduar.

Pas Vidal, Inter synon transferimin e Marcos Alonsos ose Emerson Palmierit nga Chelsea.

Conte ka kërkuar nga Marotta edhe një përforcim për krahun e majtë përveç Kolarovit dhe Neroaxurët do të synojnë transferimin e njërit prej mbrojtësve të Chelsea.

Alonso për momentin mbetet objektivi kryesorë, pasiqë kushton rreth 15 milionë euro, ndërsa Palmeri rreth 25 milionë euro.

Por një gjë është e sigurtë, njëri nga ta do ta vesh fanellën e Interit këtë muaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here