Milenkovic tek gjiganti italian brenda 10 ditësh!

Nikola Milenkovic i Fiorentinës duket se ka hyrë në fazën finale të transferimit të tij tek Milan, raporton Corriere della Sera.

Milan është e vendosur të transferojë një qendërmbrojtës për shkak të dëmtimeve të shpeshta që po pësojnë Alessio Romagnoli dhe Mateo Musacchio dhe Leo Duarte nga ana tjetër nuk garanton siguri në mbrojtje.

Drejtuesit e kuqezinjëve janë të bindur se ka nevojë për një përforcim të ri dhe se Nikola Milenkovic është emri i duhur.

Paqueta pritet që të shitet dhe në këtë mënyrë do ti hapet dera ardhjes së mbrojtësit serb pasi deri më tani Milan ka ofruar 25 milionë euro ndërsa skuadra La Viola ka kërkuar 35 milionë ndërsa me shitjen e tij pritet që të grumbullohen fonde dhe Milenkovic do të kompletojë transferimin në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here