Pirlo zbulon se si do ta përdorë Ronaldon këtë sezon!

Bossi i Zonjës së Vjetër ka deklaruar që do të mundohet që të ruajë energjinë e portugezit tashmë që beteja për të mbrojtur titullin e Serie A ka filluar.

Andrea Pirlo pohoi se këtë sezon Cristiano Ronaldo do të lihet të pushojë më shumë ku mbrëmë ndihmoi skuadrën që të arrijë fitoren e parë të këtij sezoni.

Kur Pirlo u pyet sesi do të jetë plani për Ronaldon ai deklaroi që 35 vjeçari do të lihet të pushojë në disa pika kyçe të sezonit ku do të ketë më shumë mundësi që të jetë në dispozicion në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

‘Ai është një futbollist shumë intelegjent dhe e di se kur trupi i tij duhet të pushojë ose të luajë kështu që pushimi që do të marrë do të varet nga vet Ronaldo’- deklaroi Pirlo për fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here