Shkodran Mustafi në Serie A!

Mbrojtësi i skuadrës së Arsenal, Shkodran Mustafi, është i kërkuar nga dy skuadrat e mëdha italiane Lazio dhe Napoli.

‘Topçinjtë’ janë të gatshëm për të dëgjuar ofertat për të për shkak se ai ka vetëm edhe një vit kontratë në Emirates Stadium.

Calciomercato raporton se Lazio është shumë e interesuar për transferimin e tij dhe se Arsenal mund ta lejojë një gjë të tillë për një shifër prej 14,5 milionë eurosh.

Kjo shifër mund të ulet deri në 12 milionë euro dhe futbollisti nga Gostivari mund të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare ku do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon me Bianconelesët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here