Torino ka larguar interesimin e saj për mesfushorin e Arsenalit, Lucas Torreira, raporton Sky Sports.
Spanjolli përflitej për tu transferuar tek skuadra nga veriu i Italisë për një shifër prej 24 milionë eurosh mirëpo tani duket se negociatat janë pezulluar.
Atletico Madrid tani duket se është skuadra favorite për të firmosur me të pasi spanjolli pritet të largohet nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar.