Juventus në telashe: Suarez dyshohet se mashtroi në provimin e italishtes!

Guardia di Finanzia është duke hetuar Luis Suarezin sa i përket provimit që kaloi në gjuhën italiane duke zbuluar se uruguajani i dinte prej më herët të gjitha pyetjet.

Sulmuesi i Barcelonës udhëtoi për në Perugia për ta kaluar provimin e gjuhës në mënyrë që të pajisej me pasaportë italiane për shkak se Juventusi e kishte plotësuar numrin e lojtarëve joitalianë në skuadër.

Mirëpo tani sipas raportimeve të La Repubblica, ky agjension që punon nën urdhërat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit në Perugia kanë gjetur parregullsi në testin e që u krye javën e kaluar.

Nëse një gjë e tillë atëherë Zonja e Vjetër mund ta gjejë veten në probleme serioze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here