Zyrtare: Vidal nënshkruan me Interin!

Arturo Vidal nënshkroi një kontratë dy vjeçare me Interin me opsionin për të vazhduar edhe për një sezon tjetër duke u larguar nga Barcelona me parametra zero.

Barca nga ana tjetër kërkonte një milionë euro për ta lënë atë të lirë të largohej por u arrit marrëveshja ku bonuset do të varen nga paraqitja e Vidal.

Kiliani udhëtoi të dielën në Milano ndërsa ditën e djeshme kreu testet mjekësore duke nënshkruar edhe kontratën të njëjtën ditën.

Mirëpo konfirmimi për një të tillë u bë ditën e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here