Goditje surprizë: Milan me një transferim nga Chelsea, nuk është Bakayoko!

Milan është në bisedime me Chelsea për rikthimin e Bakayokos në San Siro, mirëpo në tavolinën e bisedimeve mund të përfshihet edhe një tjetër futbollist.

Siç raporton Daily Mail, futbollisti që ka përfunduar në shënjestrën e Maldinit është mbrojtësi i Bluve të Londrës, Antonio Rudiger.

Rudiger i cili u transferua në Stamford Bridge për 35 milionë euro para tri viteve, nuk bën pjesë në planet e Lampard dhe drejtuesit janë të gatshëm ta shesin atë.

Maldini dhe Massara dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi dhe ta huazojnë Rudigerin me opsion blerjeje.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Rudiger do të ishte një opsion ideal për vijën e mbrojtjesh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here