Milik lë Napolin dhe Serie A!

Napoli dhe agjenti i Arkadiusz Milik do të mbajnë ditën e nesërme një mbledhje në Londër me përfaqësuesit e Tottenham për të diskutuar rreth transferimit të tij tek kjo skuadër.

Sipas calciomercato.it, oferta është bërë gati për sulmuesin polak.

Ai javë më parë ishte pranë transferimit tek Roma në formë huazimi dhe pastaj me të drejtë blerjeje për një shifër prej 18 milionë eurosh plus bonuse tjera që mund të arrinin deri në 7 milionë euro.

Tottenham ka bërë gati ofertën prej 19 milionë eurosh plus 7 milionë euro të tjera bonuse, ofertë e cila ka bindur dhe vetë futbollistin për tu transferuar në Premier League prej këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here