Derbi i Milanos: Inter transferon objektivin kryesor të Rossonerëve!

Inter raportohet se ka hyrë fuqishëm në garë për transferimin e Nikola Milenkovic pasi Milan Skriniar këto ditë pritet që të transferohet tek Tottenham.

Neroazzurët priten që të përfitojnë rreth 50 milionë euro nga shitja e Skriniar, para këto të mjaftueshme për të transferuar mbrojtësin serb.

Milan ka qenë e interesuar për të transferuar Milenkovic mirëpo tani Inter duket më e avancuar në këtë garë shkaku i kushteve më të volitshme financiare që gëzon për momentin, raporton Il Corriere dello Sport.

Fiorentina për ta lejuar transferimin e tij ka kërkuar një shumë prej 40 milionë eurosh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here