Draxler në Serie A!

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Julian Draxler, është shumë pranë një transferimi tek skuadra e Lazios.

Corriere dello Sport raporton se Lazio mund të bëj një lëvizje për transferimin e gjermanit gjatë kësaj jave.

Gazeta raporton se PSG i ka ofruar shërbimet e këtij futbollistëve skuadrave të Milan, Inter dhe Romës ku në këmbim kërkon një shumë prej 15 milionë eurosh.

Mirëpo problemi i vetëm për Lazion qëndron tek paga e futbollistit ku ai në Paris përfiton një pagë vjetore prej 7 milionë eurosh.

Avantazhi i Lazios në këtë garë është që ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League, garë kjo që e joshë shumë gjermanin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here