Milan mposht Bodo/Glimt dhe vazhdon tutje në Europa League

Me rezultat 3-2, Milani ka fituar përballë ekipit norvegjez, Bodo/Glimt, për ta vazhduar aventurën në Ligën e Evropës.

Ishin mysafirët ata që shënuan të parët përmes Kasper Junker (15’) duke e zhbllokuar rezultatin në San Siro.

Mirëpo, nuk zgjati shumë (16’) dhe Hakan Calhanoglu i barazoi shifrat pas asistimit nga Ismael Bennacer.

Rossonerët e kthyen rezultatin në favor të tyre në gjysmën e parë (32’) me golin e Lorenzo Colombo, ndërsa këtë herë Calhanoglu ishte në rolin e asistuesit.

Mesfushori turk ishte sërish në shënjestër në fraksionin e dytë të lojës (52’) duke shënuar golin e tretë me asistimin e Samuel Castillejo.

Mysafirët nuk ua bënë të lehta minutat e fundit nikoqirëve, pasi që e shënuan edhe golin e dytë me anë të Jens Hauge (55’).

Megjithatë, Milani arriti ta ruante epërsinë deri në fund dhe vazhdoi në fazën e barazhit, ku do ta kërkojë kualifikimin në fazën grupore në përballjen ndaj Rio Ave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here