Gati bashkëpunimi i rradhës: Barcelona transferon mbrojtësin e Juventusit!

Barcelona dhe Juventus kanë gati bashkëpunimin e rradhës, pas shkëmbimit Arthur-Pjanic.

Emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Ronald Koeman është mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani.

Portali i njohur spanjoll DonBalon, shkruan se Koeman e sheh Ruganin si përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes dhe ështër relativisht i lirë.

Biankonerët janë të hapur për shitjen e tij, ndërsa Barcelona ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurove.

Zonja e Vjetër është e gatshme ta pranojë ofertën e Barcelonës dhe marrëveshja pritet të arrihet deri në përfundimin e merkatos, pasiqë klubet kanë marrëdhënie të shkëqyeshme mes tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here