Lautaro tek Barca, duket se erdhi dita!

Ylli i Interit, Lautaro Martinez tërë këtë verë ka qenë i përfolur për një transferim tek Barcelona dhe tani mesa duket katalanasit po bëhen gati për blerjen e tij pasi që kanë shitur një numër lojtarësh.

Barcelona është duke bërë gati një ofertë finale në drejtim të argjentinasit dhe që do të kishte një efekt ‘Knock-out’i edhe për skuadrat e Chelseas dhe Liverpool që kanë shfaqur interesim për të.

Marca raporton se tashmë nga shitja e futbollistëve është krijuar një fond i madh dhe vetëm nga pagat që kanë dhënë janë kursyer plot 70 milionë euro.

Nëse bëhet oferta prej 100 milionë eurosh siç e kërkon Interi atëherë gjithçka do të jetë e kryer dhe Lautaro do të bashkohet me Messin në Camp Nou.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here