Arrihet marrëveshja, Lyon transferon yllin e Milan!

Lyon mesa duket brenda këtyre ditëve do të zyrtarizojë transferimin e Lucas Paquetas nga skuadra e Milan.

Braziliani nuk ka kundërshtuar aspak largimin shkaku i mungesës së minutave tek skuadra e parë e kuqezinjëve.

Paqueta ka arritur një marrëveshje personale 4 vjeçare me Lyon ku do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

Juninho që është drejtor sportiv i Lyon e ka bindur bashkëkombasin e tij që ti bashkohet skuadrës franceze gjatë këtij afati kalimtar dhe tashmë ka mbetur vetëm të arrihet marrëveshja mes dy skuadrave dhe gjithçka të mbyllet me sukses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here