Bombë: Correa transferohet tek gjiganti i Serie A!

Joaquin Correa i Lazios është shumë pranë arritjes së një marrëveshje me skuadrën e Juventusit ndërsa tek Lazio pritet që të transferohet Stephan El Shaarawy.

Sipas Corriere dello Sport, Juventus ka ofruar një huazim dy vjeçar dhe pastaj me të drejtë blerjeje për 50 milionë euro.

Argjentinasi 26 vjeçari ka bërë 30 asistime dhe gola(gola+asistime) për Lazion në 79 ndeshje qysh prej transferimit nga Sevilla në verën e 2018.

Megjithatë Lazio duket se nuk do të heq dorë lehtë nga ai pasi kërkon një shifër prej 80 milionë eurosh për ta lënë të lirë atë të transferohet tek Zonja e Vjetër.

Nga ana tjetër në vend të tij pritet që nga Kina të mbërrijë El Shaarawy i cili kërkon të sigurojë një vend në kombëtaren italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here