Formacionet zyrtare: Inter – Fiorentina, surprizon Conte

Interi do të luajë kundër Fiorentinës prej orës 20:45.

Zikaltrit duan ta nisin mbarë edicionin e tyre të ri në Serie A, pavarësisht se përballë kanë një ekip të fortë si Fiorentina. Trajneri Antonio Conte ka publikuar formacionin titullar dhe ka surpriza.

Numri një i stolit ka preferuar të aktivizojë nga minuta e parë vetëm Perisic dhe Kolarovin nga afrimet e verës. Eriksen luan si titullar, ndërsa Lautaro dhe Lukaku në majë të sulmit. Bastoni sërish besohet përpara Milan Skriniar.

Çudia e madhe? Hakimi e nis në stol, ashtu si Vidal dhe Nainggolan. Numri një i stolit nuk hedh në fushë afrimin e tij më të rëndësishëm, marokenin Hakim. Zgjedhje të guximshme nga ana e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here