Formacionet zyrtare: Real Betis – Real Madrid

Real Madridi do të luajë prej orës 21:00 në transfertë kundër Betisit. Ekipi madrilen kërkon fitoren e parë në kampionat pas barazimit kundër Sociedadit në javën e parë të kampionatit.

Trajneri Zinedine Zidane ka publikuar formacionin e tij dhe interesant është fakti që Martin Odegaard luan sërish nga minuta e parë. Lojtari konsolidon pozitat e tij të titullarit, duke lënë Iscon në stol.

Luka Jovic do të luajë nga minuta e parë në sulm së bashku me Karim Benzenamë. Mbrojtja nuk ndryshon, ndërsa në mesfushë Casemiro, Kroos dhe Valverde e nisin si titullarë. Luka Modric do të jetë në stol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here