Milan përforcohet me yllin e Ligue 1!

Mesa duket merkatoja për skuadrën e Milanit akoma nuk ka mbaruar.

Kjo pasi Paolo Maldini tashmë ja ka mësyrë 23 vjeçarit kroat të Bordeaux, Toma Basic.

Sipas Sportmediaset, është zhvilluar një mbledhje mes palës së Milan dhe agjentit të futbollistit ku i është bërë e ditur se Bordeaux kërkon 10 milionë euro për shërbimet e tij.

Këto ditë do të mësohet nëse Rossonerët do të ndërmarrin ndonjë veprim për transferimin e tij ose do të presin për uljen e çmimit të Bakayokos së Chelseas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here