Formacionet zyrtare: Barcelona – Villareal

Barcelona zhvillon ndeshjen e parë të edicionit të ri në La Liga, ndërsa përballë e ka Villarrealin.

Katalunasit nuk e kanë zhvilluar akoma asnjë ndeshje kampionale këtë sezon, edhe pse disa prej ekipeve tashmë i kanë zhvilluar nga tri takime.

Villarreali ka luajtur në dy ndeshje dhe ka regjistruar një fitore dhe një barazim, ndërsa kjo është sfida e tretë.

Trajneri i ri i Blaugranëve, Ronald Koeman, do ta vë në lojë formacionin e tij të parë përballë taktikave të Unai Emery.

Formacioni startues i Barcelonës: Neto; Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Jordi Alba; De Jong, Busquets; Messi, Coutinho, Ansu Fati; Griezmann.

Formacioni startues i Villarrealit: Asenjo; Mario, Albiol, Pau Torres, Estupinan; Chukwueze, Parejo, Coquelin, Moi Gomez; Alcacer, Gerard Moreno.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here