Kabak në Milano!

Mbrojtësi i Schalkes Ozan Kabak, ka rënë në radarët e skuadrës së Milanit e cila po kërkon të sigurojë shërbimet e tij para Interit.

Rossonerët kërkojnë që sa më shpejtë të përforcojnë repartin e mbrojtjes pasi momentalisht alternativat e vetme në mbrojtje janë Simon Kjaer dhe Matteo Gabbia.

Siç raporton Tuttosport, prioriteti aktual i Milanit është blerja e një qendërmbrojtësi.

Milan ka qenë shumë e interesuar edhe verën e kaluar për Kabak mirëpo turku zgjodhi Bundesligën.

Nga ana tjetër edhe Inter është e interesuar për të në rast të shitjes së Milan Skriniar mirëpo tani që Milan ka hyrë në garë duket shumë e vështirë për të arritur deri tek ky transferim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here