West Ham transferon yllin e Zonjës së Vjetër!

West Ham United momentalisht është klubi i vetëm që është në negociata për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani, raporton SportItalia.

Qendër-mbrojtësi më herët ka qenë i kërkuar nga skuadrat e Fulham, Rennes dhe Sevillas mirëpo momentalisht vetëm ‘Hammers’ janë në negociata për blerjen e tij.

Juventus kërkon shitjen dhe jo huazimin e tij për një shifër prej 20 milionë eurosh duke marrë parasysh që financat e Juves janë goditur rëndë nga pandemia e COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here