Bombë nga Spanja: Eden Hazard transferohet në Serie A!

Portali i njohur spanjoll DonBalon.com, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Eden Hazard mund të transferohet në Serie A.

Zinedine Zidane nuk është i kënaqur me paraqitjet e belgut dhe është i gatshëm ta lërë të lirë atë të largohet.

Te Reali janë të gatshëm t’ia ofrojnë Hazardin Juventusit në këmbim të Matthijs de Ligt.

Los Blancos janë në në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe kanë piketuar holandezin si përforcimin ideal.

Përveç Hazard, Mbretërit janë të gatshëm të ofrojnë edhe një shumë parash për De Ligt.

Pirlo nga ana tjetër është në kërkim të një sulmuesi cilësor dhe nuk përjashtohet mundësia që Juventus ta pranojë ofertën e Realit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here