Messi ia kërkon Barcelonës transferimin e yllit të Interit, nuk është Lautaro

Barcelona dhe Interi kanë zhvilluar bisedime për një kohë të gjatë rreth transferimit të Lautaro Martinez, mirëpo në fund operacioni dështoi.

Lautaro ishte objektivi kryesorë i Barcelonës për këtë merkato, mirëpo për shkak krizës financiare, Blaugranët nuk ishin në gjendje të paguajnë 80 milionë euro për argjentinasin.

Portali i njohur spanjoll DonBalon, shkruan se Barcelona tani synon transferimin e Milan Skriniar. Është vetë Lionel Messi ai që ia ka kërkuar Bartomeut transferimin e sllovakut në Camp Nou.

Skriniar ishte në stol në ndeshjen ndaj Fiorentinës të shtunën dhe zërat për largimin e tij nga Interi sa vijnë e shtohen.

Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë Skriniarin të largohet për më pak se 50 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Barcelonën, duke pasur parasysh se sllovaku është vetëm 25-vjeç dhe shihet si pasuesi ideal i Pique.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here