Shkëmbim spektakolarë: Kante në Meazza, dy yjet e Interit te Chelsea!

Portali i njohur sportiv 90min.com, ka lëshuar bombën e merkatos.

Siç shkruan 90min.com, Inter dhe Chelsea kanë gati një shkëmbim spektakolarë.

N’Golo Kante është në shënjestrën e Interit për një kohë të gjatë dhe Neroaxurët janë të gatshëm që t’ia ofrojnë Chelseas Marcelo Brozovic dhe Milan Skriniar.

Lampard është i hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Blutë kanë nevojë për përforcime në mbrojtje dhe mesfushë.

Bisedimet nuk do të zgjasin shumë, pasiqë merkato mbyllet edhe një javë. Në rast se ky shkëmbim realizohet, atëherë do të ishte bomba e kësaj merkatoje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here