Houssem Aouar në Serie A!

Arsenal deri më tash ka qenë skuadra e favorizuar për transferimin e Houssem Aouar të Lyon por tani vet futbollisti ka shprehur dëshirën që të transferohet tek gjiganti italian i Juventusit.

Mesfushori i Lyon është objektivi kryesor i Mikel Artetas por deri më tani skuadra franceze ka refuzuar disa herë ofertat e ardhura nga Topçinjtë.

Arsenali ofroi Matteo Guendouzin plus para mirëpo kjo ofertë u refuzua për shkak se është larg kërkesës prej 60 milionë eurosh që kërkon gjiganti francez.

Aouar nga ana tjetër ka shfaqur dëshirën e tij hapur duke kërkuar një transferim tek Juventus e cila luan gjithashtu në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here