Milan transferon mbrojtësin e United!

Milan seriozisht po konsideron mundësinë për të hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Manchester United, Diogo Dalot.

Lucas Paqueta duket se do të transferohet tek Lyon, gjë që i jep mundësinë Rossonerëve që të kryejnë operacione të tjera në merkato.

Sky Sport Italia raporton se Milan ka kërkuar huazimin e tij me të drejtë blerjeje sezonin e ardhshëm mirëpo Manchester United po kërkon menjëherë shitjen e tij.

Kjo gazetë italiane raporton se Milan është duke bërë gati një ofertë për të bindur Djajtë e Kuq për ta lënë të lirë mbrojtësin të transferohet në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here