Bombë: Berat Gjimshiti transferohet te gjiganti italian!

E përditshmja italiane Tuttosport, ka lëshuar sot një lajm bombastik.

Sipas Tuttosport, Milan ka nisur bisedimet me Atalantan për transferimin e Berat Gjimshitit.

Shtatëlarti shqiptar është emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Rosonerëve dhe Maldini ka kontaktuar drejtuesit e Atalantas për transferimin e 27-vjeçarit në San Siro.

Gjimshiti po shkëlqen te Atalanta dhe te Milani e shohin si përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes.

27-vjeçari ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2022, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 15 milionë euro, shifër kjo shumë më e ulët se ajo e Milenkovic (40 milionë euro).

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here