Formacionet zyrtare: Real Madrid – Real Valladolid

Real Madridi dhe Real Valladolidi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të Valladolidit në takimin e javës së katërt, i cili zhvillohet në stadiumin Alfredo di Stefano nga ora 21:30.

Ekipi i Zinedine Zidane vjen në këtë takim pas një barazimi dhe një fitore, ndërsa synon fitoren e radhës për të mbajtur lartë formën.

Në anën tjetër, mysafirët kanë dy barazime dhe një humbje, ndërsa shpresojnë në një befasi ndaj Realit.

Zidane ka vazhduar përsëri me rotacion në formacion, ndërsa trajneri i Valladolidit ka zgjedhur më të mirët.

Real Madrid: Courtois; Odriozola, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Valverde, Modric, Isco; Benzema, Jovic;

Valladolid: Roberto; Hervias, Bruno, Sanchez, Camero, Plano, Michel, San Emeterio, Waldo, Orellana, Welssman; 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here