Anësori i Chelseas po shpreson për një transferim në Bundesliga.
Ylli i Chelseas Callum Hudson-Odoi duket i vendosur për të realizuar një transferim tek skuadra e Bayern Munich, raporton Sky Germany.
Gjigantët e Bundesligës tentuan vitin e kaluar ta transferonin 19 vjeçarin mirëpo panë sesi disa herë ofertat e tyre refuzoheshin nga Chelsea.
Mirëpo tani vet futbollisti deklaroi që beson se Bayern ka më shumë besim tek aftësitë e tij dhe tek Chelsea tashmë ka humbur vendin e titullarit.