Nainggolan pranë rikthimit tek Cagliari!

Mesfushori belg po përflitet për një largim nga Inter me vlerë prej 12 milionë eurosh.

Mesfushori i Neroazzurëve duket se do të rikthehet tek skuadra e Cagliarit, raporton Sky Sport në Itali.

Belgu e kaloi sezonin e kaluar i huazuar në Sardinia dhe tani mesa duket ka vendosur që të realizojë transferimin final tek kjo skuadër.

Sky Sport raporton se dy futbollistë të Cagliarit mund të transferohen tek Inter me këtë marrëveshje mirëpo nuk specifikohen emrat e futbollistëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here