Bombë: Manuel Locatelli te gjiganti italian!

22-vjeçari pranë transferimit më të madh në karrierën e tij!

E përditshmja italiane Gazzetta di Modena, sot ka lëshuar lajmin se Manuel Locatelli është pranë transferimit te Interi.

Inter thuhet se i ka propozuar Sassuolos huazimin e Locatellit për një sezon me obligim blerjeje.

Sassuolo është e gatshme ta pranojë ofertën, mirëpo problemi qëndron se ka mbetur shumë pak kohë për ta gjetur zëvendësuesin e 22-vjeçarit.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja këtë merkato, atëherë Locatelli sipas të gjitha gjasave do të bëhet futbollist i Interit në janar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here