Fiorentina ka gati zëvëndësuesin e Chiesas!

Ish sulmuesi anësor i Napolit, Jose Callejon duket se është pranë një rikthimi në Serie A por kësaj rradhe tek skuadra e Fiorentinës ku pritet të zërë vendin e Federico Chiesas.

Anësori spanjoll u la i lirë nga Napoli në fund të këtij sezoni dhe tashmë ka mundësinë që të vazhdojë akoma të qëndrojë në Serie A.

Gianluca Di Marzio raporton se presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso po konsideron mundësinë që ti ofrojë 33 vjeçarit një kontratë në Artemio Franchi.

Callejon për Napolin ka zhvilluar 349 ndeshje ku ka shënuar 78 gola dhe asistuar 82 herë qysh prej transferimit nga Real Madrid në 2013.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here