Chiesa bëhet Biankoner, ja detajet!

Juventus dhe Fiorentina raportohet se janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për transferimin e Federico Chiesa.

Sky Sport Italia raporton se bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar.

Gianluca Di Marzio raporton se Juve i ofroi skuadrës nga Firence shërbimet e Mattia De Sciglios dhe Daniele Ruganit mirëpo i vetmi futbollist që i intereson Fiorentinës është Metih Demiral.

Mirëpo turku nuk është në shitje pasi ka qenë i kërkuar edhe nga shumë skuadra të Premier League.

Chiesa do të transferohet në Torino në formë huazimi me një pagesë fillestare prej 12 milionë eurosh dhe pastaj me të drejtë blerjeje prej 50 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here