E bujshme: Barcelona transferon ish futbollistin e Realit

Një emër surprizë ka përfunduar në shënjestrën e Barcelonës.

Siç shkruan portali i njohur spanjoll DonBalon, Barcelona është duke konsideruar mundësinë e transferimit të Marcos Alonsos nga Chelsea.

Mbrojtësi spanjoll nuk bën pjesë në planet e Lampard dhe është pranë largimit nga Stamford Bridge.

Interesim për 29-vjeçarin ka shfaqur Interi, mirëpo në garë është përfshirë edhe Barcelona.

Blaugranët janë të vetëdijshëm se Jordi Alba nuk mund të luan i vetëm gjatë gjithë sezonit dhe e shohin Alonson si përforcimin ideal për krahun e majtë.

Transferimi i Alonsos në Camp Nou do të ishte një surprizë, pasiqë ai më parë ka qenë futbollist i Realit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here