Klopp paralajmëron largimin e Shaqirit!

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka bërë të ditur se Xherdan Shaqiri mund të largohet para mbylljes së këtij afati të transferimeve.

Ylli i Zvicrës nuk u grumbullua nga skuadra e The Reds në ndeshjen e djeshme duke lënë të nënkuptohet se ai nuk bën pjesë më në planet e kësaj skuadre.

‘Nuk dua që të flas asgjë për këtë çështje. Ai nuk është i dëmtuar dhe as nuk është dënuar për disiplinë por thjesht kjo është një periudhë e sezonit kur trajneri merr disa informacione dhe duhet të reagojë për këtë gjë’- deklaroi në fund Klopp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here