Mourinho kërkon yllin e Juventusit!

Tottenham Hotspur në këto ditë të mbetura do të tentojë transferimin e qendërmbrojtësit të Juventusit, Merih Demiral, raporton football.london.

Trajneri i Spursave, Jose Mourinho kërkon që të përforcojë repartin e mbrojtjes për të siguruar një vend në Champions dhe 23 vjeçari është mbrojtësi që po kërkon.

Mirëpo në këtë garë nuk është i vetëm pasi edhe trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, po kërkon shërbimet e tij duke marrë parasysh dëmtimet e shumta që ka në repartin e mbrojtjes.

Juventus për shërbimet e turkut ka kërkuar një shifër prej 25 milionë funtash dhe Tottenham duket favorite në këtë aspekt pasi pritet shitja e disa futbollistëve dhe arka e klubit do të mbushet nevojshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here