Bakayoko tek gjiganti i Serie A!

Mesfushori i Chelseas, Tiemoue Bakayoko duket se karrierën do ta vazhdojë në Serie A por jo tek Milan por tek rivali i saj, Napoli.

Siç raporton Tuttosport, Chelsea është e gatshme ta japë atë në formë huazimi dhe pastaj ta shes dhe nga ana tjetër Gennaro Gattuso po kërkon një mesfushor qëndror dhe Bakayoko duket ideali për skemat e tij.

Rossonerët kanë disa javë që po e kërkojnë atë mirëpo nuk po bien dakord për çmimin dhe pikërisht këtë situatë kërkon ta shfrytëzojë Napoli.

Për shërbimet e francezit të interesuara janë edhe skuadrat e Hertha Berlin, Paris Saint Germain mirëpo dëshira e futbollistit është që të rikthehet në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here