Ylli i Juves bllokon transferimin e Chiesas!

Juventus po kërkon transferimin e Federico Chiesas nga Fiorentina mirëpo njëherë duhet të shesë Douglas Costan dhe ky i fundit nuk dëshiron largimin.

Tuttosport deklaron se tashmë gjithçka varet nga Douglas Costa, nëse ai do të largohet ose jo.

Braziliani i është ofruar skuadrave të Manchester United dhe Wolves mirëpo këta të fundit kanë dështuar që të ofrojnë shifrën prej 30 milionë eurosh që Zonja e Vjetër po kërkon.

Marrëveshja mes Juves dhe Fiorentinës është gati dhe detaji i fundit që po i pengon është prezenca e Costas në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here