Andreas Pererira transferohet tek gjiganti i Serie A!

Pasi e pa veten si një tepricë në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, Andreas Pereira vendosi që të transferohet tek Lazio në formë huazimi.

24 vjeçari vendosi që të huazohej për këtë sezon tek Lazio mirëpo nëse ai bindë me paraqitjet e tij atëherë Lazio ka opsionin për blerjen e tij për një shifër prej 24 milionë eurosh.

Lazialët gjithashtu do të paguajnë pak më shumë se gjysmën e pagës që aktualisht merr tek United.

Me Djajtë e Kuq Pereira ka zhvilluar 45 ndeshje duke shënuar dy gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here