City ndalet sërish, Leeds i jep leksion Qytetarëve

Manchester City u ndal për të dytën ndeshje radhazi në Premier League. Trajneri Pep Guardiola nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Leeds-it të trajnerit Bielsa.

Sfida ishte mjaft e bukur mes të dy palëve që luajtën një futboll të bukur dhe të shpejtë. “Qytetarët” shënuan të parët me Sterling në minutën e 17′. Sulmuesi anglez lëvizi mjaft mirë diagonal me zonën dhe me një gjuajtje të fortë mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-1.

Pjesa e dytë pa një Leeds më të vendosur dhe vendasit barazuan me Rodrygon. Sulmuesi barazoi shifrat në minutën e 59′ për 1-1.

Ederson nuk grushtoi një top të mirë nga një goditje këndi dhe i dha mundësinë kundërshtarit të barazonte shifrat. Deri në fund, nuk u shënua asnjë gol dhe takimi u mbyll me rezultatin 1-1, një rezultat i drejtë për mënyrën si u zhvillua loja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here