Marrëveshja është arritur: Milik ka skuadër të re, polaku mbetet në Serie A!

Arkadiusz Milik mbetet në Serie A.

Siç raporton Calciomercato.com, Napoli dhe Fiorentina kanë arritur marrëveshje për transferimin e polakut.

Viola ka prezantuar një ofertë prej 25 milionë eurove dhe Napoletanët e kanë pranuar ofertën.

Polaku nuk është i kënaqur me idejën e transferimit te Fiorentina, por është i vetëdijshëm se merkato po mbaron dhe Firence është opsioni i tij i vetëm.

Gattuso e ka lënë polakun jashtë skuadrës për ndeshjen me Juventusin dhe transferimi te Fiorentina pritet të kompletohet javën që vjen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here