Ozan Kabak tek gjiganti italian!

Skuadra gjermane e Schalkes duket se ka arritur një marrëveshje me Milanin për shitjen e mbrojtësit të saj, Ozan Kabak.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Schalke në fillim kërkonte 25 milion eurë ndërkohë që Milan ishte e gatshme të ofronte deri në 15 milionë.

Megjithatë tani skuadra gjermane nuk ndodhet në një situatë të mirë ekonomike dhe po kërkon ta shesë futbollistin e saj këto ditë.

Mediat në Itali raportojnë se skuadra gjermane ka rënë dakord që ta ulë çmimin për të deri në 20 milionë euro dhe me disa bonuse një marrëveshje pritet të arrihet ditën e sotme ose të nesërme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here