Shkëmbim spektakolarë: Brozovic në Paris, ylli i PSG te Interi!

Kanali i njohur televiziv francez Telefoot, ka lëshuar një lajm bombastik gjatë ditës së sotme.

Telefoot, raporton se PSG ia ka ofruar Interit kartonin e Leandro Paredes dhe 20 milionë euro për Brozovic.

Brozovic pëlqehet shumë nga Tuchel dhe gjatë verës ishte i lidhur me disa klube, ndërsa Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë, nëse arrin ndonjë ofertë e pranueshme.

Parisienët janë të gatshëm që ta sakrifikojnë Paredesin për të arritur deri te Brozovic.

Inter është në kërkim të një përforcimi për krahun e majtë dhe me paratë nga shitja e Brozovic mund të sigurojnë transferimin  e Emerson Palmierit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here