Situatë kaotike në Serie A!

Dilema se a duhet apo jo të zhvillohet ndeshja në mes të Juventusit dhe Napolit po vazhdon edhe ditën e sotme pak orë para orarit të kësaj ndeshjeje.

Napoli ditën e djeshme konfirmoi 3 raste pozitive me COVID-19, me futbollistët Piotr Zielinski dhe Elif Elmas dhe një anëtar i stafit gjithashtu.

Në këtë mënyrë autoritet lokale shëndetësore kanë vendosur që skuadra e Napolit të futet në karantinë për të mos lejuar shpërndarjen e virusit.

Nga ana tjetër Juventus ka deklaruar që do të paraqitet në fushë në ora 20:45 dhe se pret që ndeshja të zhvillohet normalisht, deklaratë kjo që ka nxitur nervozizëm tek kampi napolitan dhe tashmë kjo çështje ka trokitur në instancat më të larta të Serie A dhe ato shtetërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here